Për Milicinë ruse u duk perspektiva e zhvillimit të reformës së re, ndoshta, me përmasat më të gjera që nga kohërat sovjetike, e cila ka të bëjnë jo thjesht me ndryshimin e emrave të nënreparteve dhe qarkullimin e kuadrove, por me ndryshimin e saj si sistem në tërësi. Siç vë në dukje gazeta “Vremia novostei”, deri tani bisedat mbi këtë ishin privilegj, atribut vetëm i mbrojtësve të të drejtave të njeriut dhe i përfaqësuesve të opozitës. Udhëheqja e vendit dhe shumica parlamentare përpiqeshin të mos e kritikonin MPB dhe, në përgjithësi, sistemin e ruajtjes së rendit, të reagonin me kujdes tejet të madh vetëm ndaj skandaleve të bujshme në këtë sferë. Kurse tani mbi domosdoshmërinë e rikonstruktimit të milicisë, spastrimin e saj radikal dhe shkurtimin, si minimum, deri në 2 herë të efektivit veprues për herë të parë deklaroi jo, thjesht, përfaqësuesi i “partisë së pushtetit”, por dhe anëtari i organit drejtues të saj-Këshillit të përgjithshëm të “Rusisë unike”, deputeti i Dumës Shtetërore Andrei Makarov. Ai deklaroi, se “tani njerëzit më tepër ia kanë frikën milicisë, se sa banditëve, të cilëve, të paktën, “mund tu shpëtosh nga duart” dhe se është e pamundur të reformohet MPB, ajo mund vetëm të likuidohet plotësisht”. Faktikisht kjo mund të thotë, se një pjesë e anëtarëve të autoritetshëm të Partisë “Rusia unike” po fillon të formulojë një pozitë pak a shumë të përcaktuar ndaj problemeve të sistemit të ruajtjes së rendit. Është për tu vënë në dukje ai fakt, se megjithëse në “Rusinë Unike” u distancuan zyrtarisht nga vlerësimet e zotit Makarov, e bënë megjithatë këtë në mënyrë mjaft delikate. Vetë problemi i gjendjes së vajtueshme me milicinë u bë kaq evident dhe “neuralgjik”, saqë ai do të duhet të zgjidhet jo “herët e vonë”, por pikërisht në një kohë sa më të afërt. Rrjedhimisht ai bëhet aktual edhe në planin politik. Drejtori i përgjithshëm i Qendrës së konjukturës politike të Rusisë Mihaill Vinogradov i bën vlerësim tani përpara mikrofonit tonë iniciativës së deputetit Andrei Makarov: “Ekziston një krizë e caktuar idesh të lidhura me reformimin e sistemit të MPB. Precedete të tilla tashmë ka patur. Mund të kujtohet në këtë rast reforma e Milicisë së Inspektimit Rrugor në Ukrainë. Hapa të tillë janë ndërmarrë edhe në Gjeorgji. Në parim, në kushtet kur në tregun e punës, sido që të jetë, ka oferta, ekzistojnë edhe mundësia për të gjetur njerëz, problemi mbi qarkullimin, rotacionin e kuadrove të sistemit të MPB, në lidhje me atë, se, siç mendojnë shumë njerëz, MPB, në fakt, zhvillon luftë kundër qytetarëve të vet, ndoshta është pjekur dhe kërkon zgjidhje. Tjetër punë është ajo, se tani për tani këto çështje nuk janë përpunuar konceptualisht. E gjitha kjo ngjason më tepër me njëfarëlloj iniciative interesante, sesa me ndonjë gjë më serioze. Por si objekt për diskutime, për shqyrtim ekspert mua më duket se kjo është shumë e rëndësishme dhe serioze”, konkludon Mihaill Vinogradov.