“Ai që zotëron informacionin , - sundon botën”. Ky konfirmim është mjaft aktual nën dritën e tendencave të fundit të zhvillimit të teknologjive të larta. Më 26 nëntor kremtohet Dita Botërore e Informacionit - datë e rëndësishme kjo, e destinuar për të tërhequr vemendjen e shoqërisë ndaj arritjeve më të fundit të teknologjive informative. Për Rusinë, e cila më parë mbetej shumë mbrapa Perëndimit në këtë fushë, ka ardhur një kohë mjaft e favorshme. Aktualisht në vend po zhvillohen aktivisht telekomunikacionet, Interneti dhe sfera të tjera informative ku përdoren gjerësisht teknologjitë e larta. Çdo ditë në mjetet e shumta ruse të informimit masiv, duke përfshirë edhe radiokompaninë “Zëri i Rusisë” me historinë e saj 80 vjeçare, pasqyrohen njoftimet mbi arritjet më të fundit të shtetit në sferën informative. Më e freskëta nga këto arritje është lançimi i kanalit televiziv tematik njohës kablloro-satelitor “Страна” («Vendi»). Ai startoi pikërisht sot, në Ditën Botërore të Informacionit. Pritet që programet shkencore me mjaft popullaritet dhe ato historiko-kulturore, të realizuara në rajonet e Rusisë dhe në vendet e huaja të afërta, ti ndjekin gati 80 milionë veta në 400 qytete të vendit. Njoftime të tjera shumë të rëndësishme, që u dukën në vigjilje të Ditës Botërore të Informacionit, kanë të bëjnë me kalimin e Rusisë në domenin cirilik “.РФ” dhe dhënien e përvitshme të “Çmimit të Runetit”. Zhvillimit të teknologjive i shërben kursi i marrë nga autoritetet për modernizimin e vendit, për të cilin foli para pak kohësh në Mesazhin e vet drejtuar Asamblesë Federale Presidenti Dimitri Medvediev. Për një periudhë 5 vjeçare shteti duhet të kalojë tek aksesi tejet i shpejtë në Internet, televizioni Digital dhe komunikimi celular i gjeneratës së katërt. Në Rusi do të fillojë të zhvillohet shumë aktivisht transmetimi IP-“televizioni në Internet”, i cili do ti lejojë auditorit të zgjedhë programet sipas dëshirave dhe interesave të veta. Për këtë “Zërit të Rusisë” i tregoi eksperti ndërkombëtar për teknologjitë transmetuese Svjatosllav Bunjajev: “Një nga bumet teknologjike do të bëhet krijimi i televizionit interaktiv. Ky është një lloj i ri transmetimi i cili po vjen duke marrë forcë tani. Kur të fillojnë të vihen në përdorimet servicet, shërbimet interaktive, kjo do ti japë start zhvillimit të biznesit të ri. Shoqëria do të fillojë të marrë pjesë në mënyrë aktive në këmbimin e informacionit, në programet televizive, forumet televizive dhe aktivitete të tjera, të cilat do të bëhen të mundura falë IP transmetimit”, tha Svjatosllav Bunjajev.