Rusia do të marrë përsipër mirëmbajtjen e teknikës ushtarake sovjetike të vendeve të NATO-s, të cilat kanë qenë më parë pjesëmarrëse në Organizatën e Traktatit të Varshavës, deklaroi Përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë pranë Aleancës Dimitri Rogozin në intervistën e vet dhënë gazetës “Kommersant”. Sipas të dhënave të tij, këto vende shfrytëzojnë më tepër se 400 helikopterë ushtarakë dhe transportues-ushtarakë. Marrëveshja për këtë do të diskutohet në mbledhjen e Këshillit Rusi-NATO në nivel ministrash të punëve të jashtme më 4 dhjetor, ndërsa mund të nënshkruhet ajo në vitin 2010.