Babagjyshi kryesor rus po niset për udhëtimin e tij në vigjilje të Vitit të Ri nëpër gjithë Rusinë dhe jashtë shtetit. Ai do të vizitojë kolegët e vet në Gjermani dhe Norvegji, do të hapë në Strasburg Vitin e Rusisë në Francë, do të shkojë në Sllovaki dhe në Hungari, do të marrë pjesë në festivalin e babagjyshëve të Vitit të Ri në Karelinë ruse. Do të përfundojë programi i tij më 30 dhjetor në Shën Peterburg, ku Babagjyshi do të ndezë dritat e Pemës kryesore të Vitit të Ri në këtë qytet.