Ndeshja e dytë në turneun përfundimtar të Shoqatës së Tenistëve Profesionistë në Londër mbaroi me fitoren bindëse të tenistit rus Nikollai Davidenko. Ai doli fitimtar ndaj spanjollit Rafael Nadal Parera. Me arritjen e kësaj fitoreje tenisti rus i ka të gjitha shanset për të dalë në gjysëmfinalen e turneut.