Kryeministri i Rusisë Vladimir Putin po niset me një vizitë në Francë, ku së bashku me Kryetarin e qeverisë së këtij vendi François Fillon do të zhvillojë mbledhjen e Komisionit ruso-francez për çështjet e bashkëpunimit dypalësh. Siç njoftoi Zëvendëskryetari i aparatit të qeverisë të Federatës Ruse Jurij Ushakov, gjatë negociatave palët do të diskutojë pjesëmarrjen e Francës në realizimin e projektit “South Stream”, mundësinë e blerjes nga Rusia të anijes helikoptermbajtëse franceze “Mistral”, problemin bërthamor të Iranit si dhe bashkëpunimin në sferat e aeronautikës dhe studimeve kozmike.