Në Moskë u nxorrën përfundimet e konkursit të arritjeve më të spikatura në fushën e Internetit. Internet-projektet më të mira ruse u shpallën portali për punësimin, Vikipendia Ruse, Zhivoi zhurnall (Revista e Gjallë) dhe projekti për fëmijë “Bibigon”. 2009 u bë vit i shënuar për segmentin rus të Internetit. Për këtë kohë u regjistruan më tepër se 2 milionë domene “py” (“ru”). Përveç kësaj, Rusia përfitoi zonën e parë cirilike “.РФ”.