Në Bruksel u zhvillua mbledhja e Këshillit Rusi-NATO në nivel ambasadorësh, e fundit përpara se më 4 dhjetor ministrat e punëve të jashtme të mblidhen në takimin e tyre. Në intervistën dhënë për “Zërin e Rusisë” Përfaqësuesi i përhershëm rus pranë Aleancës VeriAtlantike Dimitri Rogozin shprehu shpresën, se ky takim do të stimulojë fillimin e kërkimit të kompromiseve që do të ndihmojnë për uljen e tensionit në marrëdhëniet midis Rusisë dhe NATO-s. Ai konfirmoi gatishmërinë e Rusisë për të bashkëpunuar me NATO-n në lidhje me çështje të tilla si lufta kundër terrorizmit, situata në Afganistan, lufta kundër narkotrafikut dhe kriminalitetit të organizuar.