Botimi “Rossijskaja gazeta” publikon intervistën me Ministrin e arsimit të Rusisë Andrei Furcenko. Temat kryesore të bisedes së zhvilluar me të ishin: të drejtat e barabarta për shkollat private dhe shtetërore, statusi i institucioneve të larta arsimore. Aktualisht financimi i shkollave private mund të realizohet nga rajoni, qarku, por kjo lihet në dorë të vullnetit të mirë të këtij apo atij subjekti të Federatës Ruse, vë në dukje gazeta. Mendohet që kjo gjë të bëhet normë e përgjithshme. Dhe duhet thënë, se në perspektivë jo vetëm për shkollat, por edhe për nivelet e tjera të arsimit. Ndërsa kjo do të thotë, se, p.sh., për plotësimin e porosive shtetërore dhe përfitimin e bursave shtetërore mund të pretendojnë në masë të plotë jo vetëm institutet e larta shtetërore, por, mbi bazë konkursi, edhe institutet e larta private. Përcaktuese për gjithçka do të bëhet cilësia e arsimit dhe jo forma e pronësisë. Shteti mbështet konkurrencën dhe quan priorite kryesore cilësinë e arsimit, gatishmërinë për të paguar për këtë cilësi. Aktualisht nga pedagogët kërkohet një komplet i gjerë kompetencash duke përfshirë këtu edhe njohuritë e thella profesionale në drejtime të ndryshme. E keqja jonë, shtoi Ministri i arsimit, konsiston në atë se shumë shpesh problemet dhe druajtjet e lidhura me zhvillimin e çfarëdolloj riorganizimi në sferën e arsimit kanë të bëjnë me ambicjet personale të drejtuesve të institucioneve arsimore, ndërsa cilësia e arsimit dhe interesat e studentëve spostohen në plan të dytë. Dhe kjo gjë nuk është aspak e drejtë, thotë Ministri rus i arsimit.


Komentimi i artikullittë ditës


Presidenti i fondit mbarërus «Образование» (“Arsimi”) Sergei Komkov thotë se janë krijuar si shumë akademi në Rusi këto kohët e fundit, por nuk ka megjithatë nivel të dëshirueshëm arsimi në to: “Do të përforcohet në mënyrë legjislative gjendja e krijuar de facto tani në vend. Aktualisht një segment mjaft të madh në sistemin e arsimit zënë shkollat jo shtetërore. Dhe në këtë nuk ka asgjë të keqe. Kjo është një dukuri normale që ekziston në të gjitha vendet e botës. Shteti plotëson një funksion të caktuar social në shkollat e komunave, rajoneve të ndryshme të vendit. Megjithëse ndodh edhe kështu, kur arsimi i marrë në komuna nuk mund ti japë studentit atë që i jep arsimi joshtetëror. Këtu duhen krijuar mundësi të barabarta. Të paktën, të gjitha ato që propozohen për arsimimin dhe edukimin e çdo qytetari të Rusisë duhen shpërndarë në mënyrë të barabartë, pavarësisht nga fakti se në ç’formë e merr ai këtë arsim”, thotë Sergei Komkov.

Këndon Alla Pugaçova "Песня первоклассника" ("Kënga e nxënësit të klasës së parë")