Mihaill Saakashvili dhe Viktor Jushenko Foto RIA LajmetGjatë takimit të presidentëve ukrainas dhe gjeorgjian, përkatësisht, Viktor Jushenko dhe Mihaill Saakashvili, që u zhvillua në Kiev, bashkëbiseduesit nuk lanë pa prekur edhe temën e marrëdhënieve me Rusinë. Gjatë kësaj, në komunikimin me gazetarët, Jushenko ngatërroi bile emrin dhe atësinë e Presidentit rus. Në fakt, edhe në Kiev, edhe në Tbilisi në këto ditë si dhe në kuadrin e takimit të ish liderëve të “revolucionit të trëndafiltë” të vitit 2003 dhe “revolucionit portokalli” të vitit 2004 u shprehën me bollëk thënie me karakter antirus. Përvjetorët e radhës të këtyre ngjarjeve dhe u kremtuan në të dy kryeqytetet më 22 nëntor. Solemnitetet, me thënë të drejtën, nuk u dalluan për popmozitet dhe aktivitete të kushtueshme. Megjithëse në Ukrainë kjo datë është shpallur festë shtetërore, Dita e Çlirimit, për të kremtuar përvjetorin e saj në “mejdan”- sheshin e famshëm të Kievit që u bë epiqendër e revolucionit, erdhën jo më shumë se 100 veta. Me marrjen parasysh të popullsisë 46 milionëshe të vendit, siç e llogaritën aty për aty gazetarët, këta ithtarë të revolucionit përbënë vetëm 0,02 % të saj. Meqë ra fjala, as vetë Jushenko, as ish bashkëluftëtarja e tij Julia Timoshenko, nuk e nderuan me prezencën e vet mini-mitingun që u zhvillua në sheshin qendror kryeqytetas, gjë me të cilën i habitën, sinqerisht, pa masë mbetjet e forcës dikur “lëvizëse” të revolucionit. Por duhet thënë, se aktualisht të dy pretendentët për në postin e presidentit të vendit nuk ia kanë fort ngenë gjesteve romantike, sepse ata janë shndërruar në armiq të papajtueshëm me njëri tjetrin. Dhe, megjithë mend me se mund të krenohen ata? Në parim, logjika e të gjitha revolucioneve është e njëjtë, mendon Presidenti i Fondit rus “Politika” Vjaçesllav Nikonov: “Forcat që vijnë në pushtet si rezultat i veprimeve revolcionare, në të vërtetë dalin krejtësisht të paafta për veprime ndërtimtare, konsktruktive, - thotë politologu. - Edhe Jushenko, edhe Saakashvili janë politikanë-shkatërrimtarë. Përveç kësaj, si një nga temat e presidencialitetit të vet të dy ata zgjodhën luftën kundër Rusisë. Por kjo temë doli për ta e kurorëzuar me disfatë të plotë. Kurrëfarë arritjesh social-ekonomike vendet nuk mund të demonstrojnë. Përkatësisht nivelit të jetesës ato zënë pozita mjaft modeste, bile dhe të krahasuara me standartet e Bashkësisë së Shteteve të Pavarura. Revolucionet, në parim, nuk sjellin kurrë lumturi dhe revolucionet me ngjyra nuk e hodhën dot poshtë këtë tendencë të përgjithshme në historinë dhe politikën botërore”, konkludon Vjaçesllav Nikonov.