Përdorimi i emrave domenë me zgjerimin “.РФ” do të ketë jo vetëm vetëm pasoja teknike, por edhe politike, deklaroi Presidenti Dimitri Medvediev në mbledhjen e komisionit për modernizimin dhe zhvillimin teknologjik të Rusisë. Gjatë kësaj ai vuri në dukje, se një ngjarje e tillë ndodh “për herë të parë në historinë e Internetit”, që do ta “pozicionojë vendin në tregun e pashembullt të informacionit, shërbimeve, dhe gjithë të tjerave, që kanë lidhje me internet-teknologjitë”.