Kryeministrja e Ukrainës Julia Timoshenko bëri thirrje të kapërcehet vetoja e Presidentit me ligjin për dhënien e 125 milionë dollarëve për luftën kundër gripit. Për llogari të këtyre mjeteve planifikohet të pajisen spitalet për përgatitjen e valës së dytë dhe të tretë të epidemisë. Në fillim të nëntorit Verhovnaja Rada (parlamenti) miratoi ligjin për dhënien e parave nga të ardhurat e Bankës Kombëtare për garantimin e institucioneve mjekësore me medikamente dhe pajisje të nevojshme.