Rusia, ka mundësi që të përfshihet në disa projekte në kuadrin e programit të BE “Partneriteti Lindor”, deklaroi kreu i MPJ i Federatës Ruse Sergei Lavrov. “Ne, sigurisht që do ti shqyrtojmë propozimet e përfshirjes sonë në këto ose ato projekte në kuadrin e organizatës “Partneritetit Lindor". Ne nuk e përjashtojmë veten dhe do të shqyrtojmë çdo projekt konkret sipas meritave të tij”, tha Sergei Lavrov në konferencën e përbashkët për shtyp me Kreun e MPJ të Bjellorusisë Sergei Martinov në Moskë. Ai njoftoi, se Moska “vëzhgon me vemendje evolucionin e përgjithshëm të programit “Partneriteti Lindor”, i cili vetëm sa ka filluar të gjejë realizim në planin praktik”.