Administrata e Presidnetit të Ukrainës Viktor Jushenko zhvillon kursin e kundërvënies së Ukraninës dhe Rusisë. Për këtë flitet në komentin e Departamentit të informacionit dhe shtypit të MPJ të Rusisë në publikimin e dekretit të Jushenkos “Për masat shtesë të njohjes së lëvizjes ukrainase për çlirim të shekullit të XX-të”. Retorika publike për temën e gjuhës dhe historisë synojnë për konfrontim, për demontazh të fqinjësisë së mirë ruso-ukrainase, për kundërvënien e Ukrainës dhe Rusisë në interes të planeve të euroatlantikëve, mendojnë diplomatët rusë. Ata përmendën faktet e shtrembërimit të historisë sovjetike dhe ukrainase për përpjekjet e rritjes së forcave nacionaliste.