Sot fillon rezervimi i emrave domenë në zonën cirilike “.РФ” për organet shtetërore dhe pronarët e markës së prodhimit. Aplikimet për regjistrim nga kompanitë private i pranojnë 16 regjistrues të akredituar, kurse Qendra e Koordinuese do të rezervojë emrat për nevojat shtetërore. Për organet shtetërore regjistrimi tani për tani është falas. Faktikisht emrat cirilike do të duken në internet në fillim të vitit tjetër pasi të delegohet domeni i ri.