Jahti më i shpejtë rus “Big Van” tani për tani është i treti në regatën që po zhvillohet në Oqeanin Atlantik. Garën tani për tani e kryeson barka amerikane me vela “Ceti Calm”. Deri në finish, në ishullin Sata Lucia në Detin e Karaibeve, janë akoma edhe 2 milje distancë. Në ekuipazhin e “Big Van” janë dy persona nga Polonia dhe pjesëmarrësi rus më me eksperiencë i regateve në Oqeanin Atlantik Sergei Borodinov. Ai është fitues i çmimit të Kampionatit Botëror për sportin e anijeve me vela, pjesëmarrës i Lojërave Olimpike të vitit 1988 në Korenë e Jugut. Gjithsej për çmimin kryesor luftojnë 209 barka me vela nga 34 vende. Nga Rusia marrin pjesë 5 barka, 4 prej tyre të klasit të lundrimit.