Pasojat e krizës në Rusi do të zgjaten edhe dy vjetë të tjera mendon Nën-kryeministri, Ministri i financave Aleksei Kudrin. Duke marrë fjalën në forumin financiar në Moskë, që u organizua nga gazeta “Vedomosti”, ai deklaroi, se aktualisht po vazhdon procesi i “shëndoshjes së sistemit financiar”, por ai nuk ka përfunduar ende. Rritjen ekonomike që ka filluar Ministri e quajti dalje e shpejtë nga recesioni, jo vetëm nga kriza. Në nëntor-dhjetor buxheti rus, sipas fjalëve të Kudrinit, do të ketë deficit-humbjet prej 1,2 milionë rubla do ti tejkalojnë të ardhurat.