Çështja e përkatësinë territoriale të ishujve Jugore Kurile u zgjidh dhe nuk nevojitet diskutim i mëtejshëm. Për këtë deklaroi Kryetari i Këshillit të Federatës Ruse Sergei Mironov si përgjigje ndaj konfirmimit të dokumentit të qeverisë japoneze, në të cilin flitet, se Kurilet Jugore janë okupuar ilegalisht nga Rusia. Kjo temë duhet të mbyllet për diskutim me kolegët japonezë, theksoi Mironov. Të martën MPJ e Rusisë dërgoi një notë zyrtare për në Tokio, duke quajtur të papranueshëm miratimin e dokumentit. Ky hap i Japonisë bie ndesh me marrëveshjet e të dy vendeve për dialogun normal për problemin territorial, deklarojnë në MPJ të Rusisë.