Autoritetet zviceriane mund të kërkojnë dorëzimin e rusëve, që kanë dorë në skandalin automobilistik në kantorin zvicerinan të Gjenevës, në qoftë se do të vërtetohet faji i tyre. Për këtë njofton gazeta “Tribune de Geneve”. Prokurori i përgjithshëm i Gjenevës Daniel Zeppeli deklaroi, se në qoftë se fakti i garave të paligjshme do të vërtetohet, autoritetet gjyqësore të Zvicrës do të thërrasin pjesëmarrësit nga jashtë shtetit. Mbrëmjen e 20 nëntorit gjatë zhvillimit të garave të paligjshme me makina super të shtrenjta në kantorin e Gjenevës një nga pjesëmarrësit e garës humbi kontrollin dhe u përplas me një makinë të markës “Wolfzvagen” që drejtohej nga një pensionist gjerman.