Programin e veprimeve të koordinuara për vitet 2010-11 do ta diskutojnë në Moskë pjesëmarrësit e mbledhjes së përbashkët të kolegëve nga MPJ e Rusisë dhe Bjellorusisë. Siç njoftoi Përfaqësuesi zyrtar i MPJ të Rusisë Andrei Nesterenko, pikëpamjet e të dy vendeve praktikisht përkojnë për të gjitha problemet e mëdha të politikës botërore. Në dokument parashikohet mundësia e dhënies së ndihmës reciproke eksterne dhe informative për një rreth të gjerë çështjesh. Në veçanti, bashkëveprimi me shtetasit bjellorusë, të cilët mund të ndodhen në situatë të vështirë në vendet, ku mungojnë përfaqësitë e Bjellorusisë, nga ana institucioneve ruse jashtë shtetit.