SHBA-s shpresojnë shumë, se projekt marrëveshja e re me Rusinë, që ka të bëjë me shkurtimin e Armatimeve Strategjike Ofensive, do të jetë gati deri në fillim të dhjetorit. Por vetë mundësinë e ratifikimit të këtij dokumenti deri në atë kohë e përjashtojnë. Për këtë deklaroi në një konferencë të mbajtur për shtyp përfaqësuesi zyrtar i departamentit amerikan të shtetit Jan Kelly. Sipas fjalëve të tij, negociatorët në Gjenevë po vazhdojnë të punojnë në mënyrë mjaft intensive. Dhe ata arritën në marrëveshje tashmë në lidhje me shumë çështje. Por ata po përpiqen gjithashtu të përpunojnë vendime reciprokisht të pranueshme përkatësisht atyre sfera, në të cilat do të duhet ende të arrihet në mirëkuptim të dyanshëm. Sigurisht, tha Jan Kelly, ne shpresojmë shumë në atë, se do të arrijmë të përfundojmë projekt traktatin i cili ti kënaqë të dyja palët. Por ne e dimë fort mirë po ashtu, se nuk do të mund të arrijmë të bëjmë gati deri më 5 dhjetor, kur mbaron afati i veprimit të marrëveshjes aktuale, Traktatin e ri të ratifikuar, i cili të mund të hynte në fuqi menjëherë, konstatoi diplomati amerikan. Për këtë qëllim, sipas fjalëve të Jan Kelly-it, SHBA-s po zhvillojnë negociata me Rusinë mbi mundësinë e ruajtjes së mekanizmit aktualisht ekzistues të verifikimeve, kontrolleve reciproke. Ja si e komentoi deklaratën e përfaqësuesit zyrtar të departamentit amerikan të shtetit Kreu i Departamentit për kufizimin dhe mospërhapjen e armatimeve të Institutit të Ekonomisë ndërkombëtare dhe Marrëdhënieve ndërkombëtare të Akademisë së Shkencave të Rusisë Aleksandër Pikajev: “Arritja e marrëveshjes në afate shumë të shkurtra kohore, ndërsa duhet konstatuar se palët kanë zhvilluar negociata jo më tepër se 9 muaj, e marrë në vetvete mund të quhet tashmë sukses i madh. Dhe shumë ekspertë me të drejtë shtrojnë pyetjen: a do të jetë vallë në masën e duhur cilësor ky traktat? Por, vetëkuptohet, se lind edhe pyetja që ka të bëjë me ratifikimin e tij, ndërsa kjo është një procedurë tejet e ndërlikuar dhe kohëgjatë, e cila do të marrë jo një javë, dhe, me sa duket nga të gjitha, jo një muaj. Prandaj lind natyrshëm pyetja: Po ç’të bëhet në periudhën kur traktati do të jetë nënshkruar, por nuk do të mund të hyjë dot ende në fuqi? Mos do të lindë në këtë rast njëfarëlloj vakumi juridik, kur për herë të parë Rusia dhe SHBA-s do të gjenden pa marrëveshjen vepruese në lidhje me Armatimet Strategjike Ofensive, e cila rregullon marrëdhëniet e tyre në sferën strategjike bërthamore dhe garanton masat e verifikimit dhe transparencës? Rrugëzgjidhja mund të kërkohet në këtë rast në fushën e përdorimit të masave vepruese, të tilla, si p.sh., Traktati mbi Armatimet Strategjike Ofensive (TASO). Dhe në qoftë se palët do ta respektojnë këtë protokoll vullnetarisht, atëhere problemi më serioz i verifikimit dhe inspektimit do të zgjidhet deri në momentin e ratifikimit. Ndërsa pas asaj, kur Traktati i ri të ratifikohet çdo gjë do të vendoset në vendin e vet dhe atëhere Traktati i ri mbi Armatimet Strategjike Ofensive do të fillojë të zbatohet plotësisht.