Presidenti Dimitri Medvediev zhvilloi mbledhjen e Këshillit për dhënien e ndihmës në zhvillimin e instituteve të shoqërisë civile dhe të të drejtave të njeriut. Gazeta “Vremja novostei” shkruan, se mbrojtësit e të drejtave të njeriut folën mbi domosdoshmërinë e forcimit të luftës kundër korrupsionit dhe zhvillimin e reformimit të Ministrisë së punëve të brendshme. Reforma e MPB nuk mund të presë më. Në organet e ruajtjes së rendit marrja e ryshfeteve është bërë tashmë normë, kurse talljet ndaj njerëzve — gjë mëse e zakonshme. Presidentit i kujtuan edhe incidentin që ndodhi para pak kohësh, i cili karakterizon më së miri gjendjen e burgjeve ruse dhe organeve të ruajtjes së rendit. Fjalë bëhet për vdekjen e një juristi të fondit të investimeve Hermitage Capital Managment, Sergei Magnitskij, në dhomën e parabugimit të hetuesisë në Moskë. Botimi “Vedomosti” vë në dukje, se ndaj njoftimit mbi Sergei Magnitsk-un Presidenti reagoi me një deklaratë të tillë, se nuk duhet të ndahen krimet në ato me rezonanca më të pakta apo më të shumta, të gjithë ato janë njëlloj të këqija. Drejtorja e Këshillit “Transparency International” Elena Panfillova, e cila mori pjesë në mbledhjen në fjalë, tregoi, se Medvedievi shfaqi një interesim të gjallë ndaj idesë së shprehur nga mbrojtësit e të drejtave të njeriut për ndryshimin e rregullave të shqyrtimit të ankesave. Aktualisht letrat e paditësve u shkojnë në duar drejtpërsëdrejti personave për të cilët ata dhe ankohen. Në takim u diskutuan disa variante. Për shembull, a është i mundur detyrimi me ligj i shqyrtimit të padive dhe ankesave në një nivel më të lartë apo ndalimi me ligj i shqyrtimit të ankesave e padive nga vetë figuranti në qoftë se ankesa nuk është shqyrtuar në thelb, pra, jo ashtu siç duhet. Si përgjigje ndaj fjalëve demaskuese të shprehura në adresë të gjykatave ruse Medvediev tha, se bile edhe gjatë ruajtjes së një qendrimi skeptik ndaj këtyre apo atyre instituteve ligjore, duhet të përpiqemi megjithatë të kontribuojmë në rritjen e autoritetit të gjykatës, bile qoftë dhe asaj të papërsosur. Çdo gjë tjetër Presidenti e quajti qorrsokak qytetërimi, duke kujtuar, se vetëgjykimi dhe të drejtuarit në komitetet e partive komuniste kanë patur tashmë vend në historinë e Rusisë. Për këtë shkruan botimi “Rossiskaja gazeta”.