Dimitri XvorostovskijBaritoni i famshëm rus me nam mbarëbotëror Dimitri Hvorostovskij lindi dhe mori arsimin e vet muzikor në Krasnojarsk. Dashurinë për artin vokal ai, në shumë gjëra, e trashëgoi nga babai, i cili pat mbledhur një koleksion jashtëzakonisht të madh pllakash gramafoni me regjistrime të yjeve të skenës operistike botërore, këndonte vetë dhe luante në piano. Në shtëpinë e tyre gjithmonë tingëllonte muzika. Që në fëmijëri idhuj të Dimitrit ishin: Ettore Bastianini, Tito Gobbi, Fjodor Shaliapin, Maria Callas.
Debutimi i tij i parë operistik europian u realizuan në Nicë në operan “Dama Pik” (Queen of Spades) të kompozitorit Pjotër Çajkovskij. Karriera e Xopostovskit bëri përpjetë në mënyrë të vrullshme, qëllimsynuese dhe tani ai rregullisht këndon në skenat kryesore të botës - në Theatre Royal Covent Garden të Londrës, në Teatrin Metropolitan Opera në New York, në Teatrin La Skala të Milanos, në Wiener Staatsoper, si dhe ka dalë me koncerte solo në salla të tilla të famshme Wigmore Hall të Londrës, Queens Hall në Edinburg, Carnegie Hall në New York, në Sallën e Madhe të Konservatorit të Moskës.
Dimitri Xvorostovskij është pranuar mbarëbotërisht jo vetëm si këngëtar i famshëm operistik, por edhe si mjeshtër i interpretimit të veprave të gjinisë së muzikës së dhomës dhe kantatave-oratorialeve.


Bolero. Muzika e Mihaill Glinkës, teksti i Nestor Kukolnikut — “O vashëza ime e mrekullueshme! Me dashurinë tënde i lumtur jam unë”