Akseleratori "Goditësi i madh i hardroneve" për herë të parë i justifikoi shpresat e krijuesve. Shkencëtarët mundën të arrinin përplasjen e tufave të protoneve, që ndeshen me njëri-tjetrin në orbitën e përshpejtuesit, njoftoi shërbimi i shtypit të Organizatës Europiane të studimeve bërthamore. Në akselerator u ndërpre puna për shkak të avarisë që ndodhi në shtator të vitit të kaluar. Rikonstrukturimi zgjati 14 muaj. Shkencëtarët planifikojnë që të arrijnë rezultatet e reja shkencore pas Vitit të Ri.