Irani do të ketë 100 % garanci për marrjen e uraniumit të pasuruar për reaktorin kërkimoro-shkencor në Teheran. Për këtë deklaroi Përfaqësuesi zyrtar i MPJ të Iranit Ramin Mehmanparast. Ai shpalli, se Teherani është gati, sipas planit të ANEA, të dorëzojë uraniumin e varfëruar Rusisë për pasurimin e tij, kurse më tej do të çohet në Francë, ku do të realizohet prodhimi i boshteve të lëndës djegëse bërthamore. Por ky shkëmbim duhet të organizohet njëkohësisht dhe të bëhet në territorin e Iranit.