Jahti rus “Big Van” merr pjesë për herë të dytë në regaten e anijeve me vela në Oqeanin Atlantik, e cila startoi nga ishujt Kanare. Ajo ndodhet 15 milje pas anijes “Bagir” të Gjermanisë që ruan pozita prej lidereje. Në pozicionin e tretë janë sportistët nga Italia. Gjithsej në garë marrin pjesë 209 jahta nga 34 vende të ndryshme. Do të përfundojë kjo regatë në ishullin Santa Lucia në Detin e Karaibeve. Rekordi në këto gara në Oqeanin Atlantik për jahtet me një korpus përbën 11 ditë 5 orë e 32 minuta.