“Gazprom”, i cili zotëron një pjesë të aksioneve kontrolluese, duhet të gjejë së shpejti 8,5 miliardë euro për projektet e veta kryesore, Rryma Veriore dhe Jugore, shprehen ekspertët. Rryma Jugore, siç u shpreh Kryeministri Vladimir Putin, mund të realizohet më shpejt se Rryma Veriore. Aktualisht po përgatiten studimet në territorin e Turqisë, si dhe në hapësirën ujore të Detit të Zi. Ato duhet të fillojnë tashmë në dhejtor. “Rryma Jugore” planifikohet të ndërtohet jo më vonë se viti 2015.