Në më pak se një vit SHBA-s rritën tre herë, nga 303 deri në 1000 specialistë civilë në Afganistan, njoftoi Përfaqësuesi special i SHBA-s për Afganistanin dhe Pakistanin Richard Holbrooke. Procesi i përzgjedhjes dhe kontrollit të personelit po vazhdon, theksoi ai. Po rishqyrtohet gjithashtu çështja e dërgimit në Afganistan të ushtarëve shtesë nga 30 deri në 40 mijë. Secili prej tyre i kushton buxhetit amerikan 1 milionë dollarë për luftën në Afganistan. Kjo është përafërsisht  dy herë më shumë, se sa vitin e kaluar.