Përqendrimi i gazeve me efekt serre në atmosferën e Tokës arriti nivelin më të lartë rekord. Një konkluzion i tillë u nxorr nga Organizata Meteorologjike Botërore (OMB).

0Për herë të parë gjatë 7 viteve të fundit u rrit përmbajtja e metanit. Sekretari i Përgjithshëm i OMB Michel Jarraud e shikon pa optimizëm zhvillimin e mëtejshëm të ngjarjeve. Temperatura mesatare në Tokë deri në fund të shekullit do të rritet gati 6,5 gradë, gjë kjo që do të sjellë në shkrirjen e akullnajave, në rritjen e nivelit të Oqeanit Botëror dhe në fatkeqësi serioze natyrore. Jarraud mendon, se në luftën kundër ndryshimeve klimatike është i domosdoshëm koordinimi i veprimeve në nivel ndërkombëtar.