Aparati i Përfaqësuesit Suprem të OKB-së u shndërrua në “institut destabilizimi në Bosnjë e Hercegovinë”, deklaroi Përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë pranë OKB-së Vitali Çurkin. Sipas fjalëve të tij, përzierja në veprimtarinë e organeve të pushtetit në Bosnjë e Hercegovinë i shërben jo forcimit të shtetit, por, para së gjithash, shkatërrimit të tij. Rusia e konsideron të padrejtë imponimin nga ana e SHBA-s dhe BE në Bosnjë e Hercegovinë të një reforme të tillë kushtetuese, e cila çon në prishje të ekulibrit të interesave të tre popujve kryesorë që e përbëjnë atë: muslimanëve, serbëve dhe kroatët. Kjo  mund të çojë përsëri në konflikte të armatosura.