SHBA-s janë të gatshme të vazhdojnë dialogun me Rusinë për çështjet që kanë të bëjnë me Afganistanin, deklaroi Përfaqësuesi special i SHBA-s për Afganistanin dhe Pakistanin Richard Holbrooke. Sipas fjalëve të Holbrooke, pikëpamjet e SHBA-s dhe Rusinë përkojnë për sa i përket situatës në Afganistan, në këtë rajon nevojitet stabiliteti. Vendet gjithashtu i shqetëson shumë problemi i trafikimit të drogës dhe mënyrat e luftës kundër tij.