BE duhet të përpunojë medoemos një politikë reale dhe me objektiv të caktuar politik në marrëdhëniet me Rusinë, deklaroi në takimin me ambasadorët e vendeve të BE në Vilnius Zëdhënësja e Sejmit (parlamentit) të Lituanisë Irena Degutene. Për formimin e saj është i domosdoshëm analizimi i situatës me gjendjen aktuale të marrëdhënieve me Rusinë si dhe vlerësimi i progresit në negociatat për Traktatin e ri mbi partneritetin midis BE dhe Rusisë. Degutene mendon se parimi më i rëndësishëm në marrëdhëniet midis BE dhe Rusisë duhet të jetë përgjegjësia reciproke.