Presidenti i Rusisë Dimitri Medvediev e quajti vrasjen e Klerikut Danill Sisoevit “krim shumë të rëndë”. Baba Danill, i njohur për veprimtarinë e tij aktive misionere u qëllua me armë zjarri më 19 nëntor në kishën moskovite të Apostol Fomit, ku dhe shërbente. Sipas versionit kryesor të hetimeve, vrasja u krye për motive fetare. Funerali i Baba Danill u bë në Kishën e Pjetrit dhe Pavllit. Shërbesën e varrimit e kreu Patriarku Kirill. Për tu ndarë me Klerikun ishin të pranishëm një mijë besimtarë.