Popullsia e Europës është më e vjetra në botë dhe do të vazhdojë itensivisht të plaket edhe në të ardhmen. Parashikime të tilla përmbahen në raportin e përgatitur nga Komisioni Ekonomik Europian i OKB-së. Një në çdo katër europianë të moshës mbi 65 vjeç është i aftë për punë, kurse deri në vitin 2050 do të jetë në 2 persona. Procesi i plakjes vërehet jo vetëm në vendet Petrëndimore, por edhe në Europën Lindore dhe Azinë Qendrore. Ndërkaq jetëgjatësia për gjysmëshekullin e fundit u rrit me 20 vjet, vihet në dukje në raportin e OKB-së.