Ekonomia botërore “shkon drejt përmirësimit”, por nuk ka ardhur ende koha e ndërprerjes së programeve qeveritare për stimulimin e rritjes. Për këtë deklaroi Kreu i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) Dominik Stross-Kan, duke marrë fjalën në Londër në Konfederatën britanike të Industrisë. “Më e keqja u mund të kapërcehej dhe falë veprimeve të shpejta dhe të guximshme, të cilat u ndërmorrën në sferën e bashkëpunimit të paprecedentshëm politik, filloi rimëkëmbja e ekonomisë globale”, vuri në dukje ai. E megjithatë, sipas fjalëve të Stross-Kanait, ekonomia botërore mbetet “shumë e brishtë”.