Rusia kryeson për herë të parë Këshillin Ekzekutiv të UNESCO-s. Anëtarët e tij përzgjodhën sot Përfaqësuesen e përhershme të Rusisë pranë UNESCO-s Eleonora Mitrofanova si Kryertare të tij. Këshilli Ekzekutiv është organ udhëheqës i UNESCO-s midis sesioneve të Konferencës së Përgjithshme. Ai merr pjesë në krijimin e Sekretariatit të organit ekzekutiv të UNESCO-s dhe kontrollon veprimtarinë e tij. Funksioni kryesor është përcaktimi i metodave dhe formave të organizimit të veprimtarisë.