Bashkimi i partive letoneze “Qendra e solidaritetit”, që kryesohet nga Kryebashkiaku i Rigës Nill Ushakov, nënshkroi marrëveshjen mbi bashkëpunimin me “Rusia Unike”- Partinë ruse që përbën shumicën në parlament. Për këtë njoftoi gazeta letoneze “Vesti sevodnia”. Këtë dokument e nënshkruan Kreu i franksionit parlamentar të Bashkimit letonez Janis Urbanoviç dhe Kryetari i Këshillit të Lartë të Partisë “Rusia Unike”, Zëdhënësi i Dumës Shtetërore Boris Grizllov. Kështu, “Qendra e solidaritetit” u bë forca e 20 e politikës së huaj, me të cilat anëtarët e Partisë "Rusia unike" (“edinorusët”) kanë nënshkruar marrëveshjen për bashkëpunim, vuri në dukje gazeta.