Misioni i Zyrës së institucioneve demokratike dhe të të drejtave të njeriut të OSBE-së filloi të vëzhgojë  përgatitjet për zgjedhjet presidenciale në Ukrainë. Në përgjithësi, në monitorimin ndërkombëtar të zgjedhjeve me pjesëmarrjen e vëzhguesve nga OSBE-ja planifikohet të marrin pjesë 56 vëzhgues, të cilët do të qëndrojnë në Ukrainë deri më 28 janar të vitit 2010 ose deri më 17 shkurt, në rast të zhvillimit të raundit të dytë. Planifikohet gjithashtu që edhe 600 veta të tjerë të punojnë ditën e zgjedhjeve. Për në postin më të lartë të shtetëror në Ukrainë pretendojnë 18 kandidatë.