Siguria energjetike është tema kryesore e takimit të parlamentarëve të vendeve që bëjnë pjesë në Organizatën e Bashkëpunimit Ekonomik të Vendeve të Detit të Zi. Ky takim po zhvillohet në kryeqytetin rus. Më 25 nëntor delegatët do të vizitojnë Urengnoin e Ri, që është një nga qendrat e nxjerrjes së naftës dhe gazit në veri të Siberisë Perëndimore. Asambleja e parlamentarëve e Organizatës së Bashkëpunimit Ekonomik të Vendeve të Detit të Zi zhvillohet për garantimin e bazës ligjore të veprimtarisë së kësaj organizate ndërkombëtare integruese. Në të aktualisht bëjnë pjesë 12 vende: Rusia, Shqipëria, Armenia, Azerbaixhani, Bullgaria, Greqia, Gjeorgjia, Moldavia, Rumania, Ukraina, Turqia dhe Serbia.