Në mbledhjen e Këshillit të kryetarëve të qeverive të vendeve të Bashkësisë së Shteteve të Pavarura (BSHP), e cila u mbajt në Jaltë, u përpunuan një sërë dokumentesh principialisht të rëndësishme për BSHP-ra. Temë kryesore e kësaj mbledhjeje ishte lufta kundër krizës financiare ndërkombëtare. Në mbledhje, në veçanti, u miratua Koncepti i bashkëpunimit energjetik të vendeve të BSHP. Siç njoftoi Kryetari i Komitetit Ekzekutiv-Sekretari Ekzekutiv i BSHP Sergei Lebediev, koncepti parashikon krijimin e përbashkët të objekteve energjetike, në veçanti, ndërtimin e objekteve të energjetikës bërthamore.