Gjykata Kushtetuese e Rusisë shpalli vendimin e vet për të mos aplikuar dënimin kapital (dënimin me vdekje), të ngrirë, por megjithatë të pa anuluar deri tani edhe pas janarit të vitit të ardhshëm, kur do të mbarojë afati i veprimit të moratoriumit të vendosur në vend për realizimin në jetë të masës më të lartë të dënimit. Por në Kodin Penal një masë e tillë do të mbetet në veprim. Siç shkruan gazeta “Vremia novostei”, shumë ligjëvënës mendojnë se nuk duhet nxituar me anulimin e këtij dënimi. Çdo pozitë duhet të mbështetet në situatën përkatëse dhe mendimin e shoqërisë. Gjendja me kriminalitetin në Rusi është shumë e rëndë dhe kriza nuk bën gjë tjetër veçse e ndërlikon akoma dhe më shumë atë. Opinioni publik në masën më të madhe të tij nuk e mbështet anulimin e dënimit me vdekje. Dhe të arsyetohet, se mendimi i opinionit shoqëror europian me një gjendje të tillë të punëve në vend është përcaktues, paraqitet, si minimum, i çuditshëm. Fakti, se gjyqet me pjesëmarrjen e jurive (të gjykatësve popullorë) do të fillojnë të veprojnë së shpejti në mbarë territorin e Rusisë, nuk shërben aspak si shkas për aplikimin e dënimit me vdekje, mendojnë në Gjykatën Kushtetuese. Në këtë mënyrë, veprimi i moratoriumit u shty dhe do të vazhdojë të veprojë deri në kohën kur Rusia të heqë dorë nga plotësimi i detyrimeve të veta të parashikuara në Konventë ose të rishikojë kapitullin e II-të të Kushtetutës së vet nëpërmjet mbledhjes Konstitucionale. Status quo-ja e tanishme po ruhet tashmë që prej shumë vitesh dhe pavarësisht nga afatet e ratifikimit që kanë kaluar prej kohësh partnerët europianë të Rusisë nuk po bëjnë ultimatume tani për tani.


Komentimi i artikullit të ditës


Vlerësimin e vet në lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese ndaj aplikimit të dënimit me vdekje e parashtron tani përpara mikrofonit të “Zërit të Rusisë” Zëvendësi i parë i Kryetarit të Komitetit të Dumës Shtetërore për legjislacionin Vladimir Gruzdiev: “Unë mendoj se ky është një vendim i logjikshëm. E gjithë puna qendron në atë, se në kompetencën e Gjykatës Kushtetuese nuk hyn vlerësimi i akteve ligjore ndërkombëtare të përfunduara midis Rusisë dhe vendeve të tjera. Në lidhje me problemin e shtruar nga Gjykata e Lartë: në se kanë të drejtë apo jo të marrin vendimin e dënimit me vdekje gjykatat e juridiksionit të përgjithshëm, Gjykata Kushtetuese përcaktoi fare qartë pozitën e vet, e cila përkon plotësisht me mendimin e Komitetit të Dumës Shtetërore për legjislacionin. Ajo është e tillë: aktet ligjore ndërkombëtare, të cilat janë nënshkruar nga Rusia, bile dhe në qoftë se ato nuk janë ratifikuar duhet të respektohen megjithatë deri në momentin e ratifikimit të tyre. Në rastin konkret Rusia duhet të përmbahet nga aplikimi i dënimit me vdekje. Padyshim, autoritetet pushtetore ruse mund të ndërmarrin ratifikimin e protokollit të 6-të të Këshillit të Europës, i cili anulon plotësisht dënimin me vdekje. Atëhere Duma Shtetërore do të bëjë amendamentet përkatëse në Kodin Penal të vendit. Në rast të rikthimit të aplikimit në jetë të dënimit me vdekje do të jetë e domosdoshme atëhere të dilet nga Protokolli i 6-të dhe atë duhet ta pasojë deklarata përkatëse e Presidentit. Sepse pikërisht ai dhe përgjigjet për marrëdhëniet ndërkombëtare të Federatës Ruse”, konkludon Zëvendësi i parë i Kryetarit të Komitetit të Dumës Shtetërore për legjislacionin Vladimir Gruzdiev.