Maksim DunajevskijMaksim Dunajevskij. I biri i kult kompozitorit sovjetik Issak Dunajevskit. Autor i muzikës së më tepër se 60 filmave dhe 20 musical-ve. Për nga popullariteti që gëzon ai mund të rivalizojë plotësisht me babanë e vet. Në fillim të viteve 80-të këngët e tij i mbante në gojë i gjithë vendi. Ai dhe tani punon shumë dhe mendon, se fjalën frymëzim e kanë shpikur dembelët. E ëma e tij, balerina e njohur Zoja Pashkova, nuk ka qenë e martuar zyrtarisht me kompozitorin Isaak Dunajevskij. Vetëm me dekretin e posaçëm të Këshillit të Ministrave të BRSS fëmijës së lindur jashtë martese iu lejua të marrë mbiemrin e babait. Për herë të parë aftësitë, dhuntitë për kompozim Maksimi i shfaqi në moshën 5 vjeçare. “Për mua nuk ekzistonte kurrëfarë alternative tjetër. Unë nuk mendoja, të bëhem vallë muzikant apo rival i tim eti. Drejt muzikës mua më shtynte njëfarëlloj force brendshme”. Këngën e vet të parë që u bë menjëherë hit ai e shkroi pasi vuri një bast. Njëherë ai se si dëgjoi fjalë të tilla për veten: “Është kompozitor i mirë, por këngë-hite nuk mund të shkruajë dot”. E kapi inati me veten, u ul pranë pianës dhe shkroi këngën e Tre Mosketierëve për filmin e xhiruar sipas motiveve të romanit me të njëjtin titull të Alexandre Dumas. Kur në vitin 1979 filmi u duk në ekranet e kinemave, Dunajevskij u zgjua i famshëm ditën tjetër. Filluan ti vijnë propozime të shumta nga regjizorët më të njohur kinematografikë. Aktualisht musical-et e tij: “Karnavali”, “Ah vodevil, vodevil”, “Mary Poppins, lamtumirë!” - janë klasikë e zhanrit. Për nga natyra e vet Maskim Dunajevskij është njeri optimist. Ai e ka ndryshuar shumë herë në mënyrë rrënjësore jetën e vet. Ka ndërmarrë përpjekje për tu marrë me biznes. Në fillim të viteve 90-të iku në Amerikë, punoi në Hollyvood 9 vjet. Por, sipas pohimit të tij personal, nuk arriti maja të larta dhe sapo iu dha mudësia u kthye në Rusi. Ai i ka kaluar paksa të 60-at dhe ndodhet në një formë të shkëlqyer sportive. Dhe sekreti i rinisë së tij është tepër i thjeshtë: femrat-dopingu më i mirë për të ngritur gjendjen e brendshme shpirtërore, ndërsa sporti-për të mbajtur në formë fizikun, aparencën. Ndoshta prandaj, për këtë arsye, ai gëzon namin e lover-heroit. Vetëm zytarisht Dunajevskij ka qenë i martuar 7 herë. Dhe për këtë nuk është pendur aspak. “Unë jam martuar gjithmonë me dashuri, ndërsa kur ajo mbaronte-unë largohesha”. Gjatë kësaj duhet thënë, se me të gjitha ish bashkëshortet e veta ai ruan marrëdhënie shumë të mira, miqësore. Bile dhe me aktoren Natalia Andreiçenko, femrën e vetme e cila e la vetë atë. Dhe e la që në vitin 1984 për hir të aktorit dhe regjizorit austriak Maximilian Schell. Tek femrat Maksim Dunajevskij vlerëson bukurinë, edukatën e mirë dhe arsimimin. Bashkëshortja e fundit e maestros është 30 vjet më e re se ai. Në ditën e dytë pas njohjes ai i premtoi asaj se do ta marrë me vete në Amerikë. Dhe e mbajti fjalën. Tani atyre po i rritet vajza e vogël. Fëmijët e tij nga martesat e mëparshme jetojnë në Europë. Djali-biznesmen dhe vajza-muzikante. “Ne vërtet shihemi rrallë, por gjëja më kryesore është lidhja e hollë, e sofistikuar shpirtërore që ekziston midis nesh”, thotë maestro. Maksim Dunajevskij, si dhe më parë, punon shumë. Shkruan muzikë për teatrin dhe kinematografinë. “Për tu ndjerë i lumtur, - mendon kompozitori, - është e rëndësishme që të bësh punën që ti do, të kesh pranë femrën që dashuron dhe të jesh i kërkuar nga ana profesionale. Aktualisht të gjithë këta komponentë përkojnë në jetën time. Pra, i bie që unë të jem njeri i lumtur”.

Fragment dhe kënga "Era e ndryshimeve" nga filmi "Mary Poppins, lamtumirë!" me muzikë të Maksim Dunajevskit, nën interpetimin e Pavell Smejan dhe Tatjana Voronina