Herman van Rompui Foto EPAKështu pra, Kryeministri i Belgjikës Herman van Rompui u bë Presidenti i parë i Këshillit të Europës në gjithë historinë e ekzistencës së BE. Kjo zgjedhje e bërë nga “27-shja” është mjaft e goditur, e gjetur,-mendon vëzhguesi Boris Tumanov, për vetë faktin se përvoja e zotit Herman van Rompui, i cili ka drejtuar deri përpara se të zgjidhej në këtë post, ndoshta, qeverinë më të brishtë në Europë, do të jetë shumë e vyer, e kërkuar në labirintet e politikës europiane. Sepse atij i është dashur sa e sa herë të gjejë ekuilibrin midis interesave shpesh herë të papajtueshme të partive flemisht dhe valon. Ndërkohë, problemi i tij i parë në postin e ri konsiston në domosdoshmërinë e koordinimit skrupuloz të pikëpamjeve të ndryshme, për të mos thënë diametralisht të kundërta. Një vështirësi tjetër objektive e Kreut të Këshillit Europian do të bëhet detyra për të gjetur ekuilibrin e vështirë midis interesave të qeverive kombëtare dhe interesave të Komisionit Europian. Ndërsa kjo e detyron atë të mbrojë, para së gjithash, qoftë dhe në nivel simbolik, interesat e shteteve-anëtare të Bashkimit Europian. Vetëkuptohet, se Presidenti i përhershëm i Këshillit Europian do ta ndjejë veten në këtë post më të sigurt se sa Kryetari i Këshillit të Bashkimit Europian, i cili përfaqëson njërin nga shtetet e BE dhe zgjidhet mbi bazë të parimit të rotacionit (qarkullimit). Por Presidenti, përveç kësaj do të jetë i detyruar të “bashkëjetojë” jo vetë me Kryetarin e Këshillit të Bashkimit Europian, por edhe me kryetarët e parlamenteve europiane dhe Komisionit Europian. Unë nuk kam aspak ndërmend të kritikoj këtë inovacion mjaft burrokratik, për më tepër se fjalë bëhet në rastin konkret mbi zgjedhjen sovrane të shteteve-anëtare të BE. Por vënia fillestare e bashkëveprimit provë të të gjitha ingranazheve të këtij mekanizmi nuk do të jetë aspak e lehtë. Ja erdhi edhe koha e ndërrimit të personit në postin e Përfaqësuesit Suprem të Bashkimit Europian për punët e jashtme. Zonja Catherine Ashton do të marrë në duart e veta portofolin ministror me plotfuqishmëri më të zgjeruara në krahasim me atë që zotëronte Javier Solana. Unë në këtë rast, thotë vëzhguesi Boris Tumanov, dua vetëm të citoj thënien humoristike të cilën ia atribuojnë Henry Alfred Kissinger, i cili në kohën e vet kërkoi që ti japin atij numrin e telefonit nëpërmjet të cilit ai do të mund të mësonte pozitën e gjithë Europës menjëherë. Që këtej e tutje një numër i tillë ekziston. Por do t’ju përgjigjen juve vetëm pasi të lidhen fillimisht me telefon me të gjithë 27 kryeqytetet europiane, me qëllim që të përcaktojnë, si i thonë fjalës, “madhësinë mesatare” të politikës së jashtme të Bashkimit Europian, Organizatës së Traktatit të Lisbonës.