Royal Mint i Britanisë së Madhe ka rritur katër herë prodhimin e monedhave të arit në tremujorin e tretë të këtij viti falë rritjes së kërkesës. Supermarketi i Londrës Harrods në tetor filloi të shiste ar në shufra dhe monedha për herë të parë gjatë 175 vjetëve të ekzistencës së vet. Më shumë monedha të tilla prodhojnë SHBA-s, Austria dhe vendet e tjera. Në ankande të mërkurën çmimi i arit me shpërndarjen e menjëhershme vendosi rekord të ri prej 1152,85 dollarësh për një ons.