Shkencëtarët e Universitetit Kanadzav të Japonisë për herë të parë në botë përpunuan metodën e diagnostikimit të kancerit të organeve tretëse të ushqimit dhe mëlçisë në bazë të analizës së ndryshimeve gjenetike në gjak. Përcaktimi i saktë i sëmundjes gjatë një studimi të tillë arrin të 90 %. Diagnostikimi i ri bazohet në studimin e sasisë së geneve të veçantë tek pacienti dhe nuk nevojitet rrezatimi rëntgen ose marrja e preparateve të veçantë. Kjo analizë kushton rreth një mijë dollarë.