Në saitin për fëmijë të Presidentit të Rusisë Dimitri Medvediev u shfaq një faqe e re. Autori i saj është shkrimtari për fëmijë Grigori Ostjor. Dalja e kësaj faqeje me titull “Të drejtat e fëmijëve” i kushtohet 20 vjetorit të miratimit të Konventës së OKB-së mbi të drejtat e fëmijëve, që kremtohet më 20 nëntor. Kjo faqe e re përmban kriteret kryesore të dokumentit, të përpiluar në gjuhë të kuptueshme nga fëmijët. Sajti për fëmijë i Presidentit www.uznai-presidenta.ru ekziston që nga viti 2004, gjatë gjithë kësaj periudhe atë e kanë vizituar ngati 2 milionë veta.