Projekt rezoluta që dënon lavdinë, famën e nazizmit, ndër të tjera veteranët e Waffen-SS, si dhe përdhosjen e monumenteve të luftëtarëve kundër fashizmit, u miratua me iniciativën e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Votimi në Komitet konsiderohet etapë kryesore e miratimit të rezolutës dhe garanton faktikisht miratimin e saj formal në mbledhjen plenare të Asamblesë së Përgjithshme në mes të dhjetorit. Për projektin votuan 124 delegacione, 55 abstenuan. Kundër ishin vetëm Shtetet e Bashkuara të Amerikës.