Projekti i Doktrinës së re Ushtarake të Rusisë është gati, njoftoi Sekretari i Këshillit të Sigurimit Nikollai Patrushev. Në dokument shfaqen rreziqet e reja ushtarake si: lufta për burimet e lëndëve djegëse energjetike dhe të tjera, zhvendosja e NATO-s drejt kufijve të Rusisë, përhapja e armës së shfarosjes në masë, ndër të tjera asaj bërthamore, terrorizmi ndërkombëtar. Sipas fjalëve të Patrushevit, në ditët kritike të situatës për sigurimin kombëtar Rusia mund të bëjë një goditje parandaluese bërthamore ndaj agresorit. Ndërkaq Sekretari i Këshillit të Sigurimit theksoi, se Rusia është kategorikisht kundër zgjidhjes së çfarëdo lloj konfliktesh me anë të rrugës ushtarake.