Planifikimi i numrit të popullsisë së planetit do të lejojë reduktimin e hedhjeve në atmosferë të gazeve me efekt sere. Një konkluzion i tillë përmbahet në një nga raportet e OKB-së. Sipas këtij dokumenti, një nga mjetet e afta për të ndikuar mbi ndryshimin e mëtejshëm të klimës, është planifikimi familjar, i cili do të lejojë ruajtjen e kontrollit ndaj lindshmërisë. Ngadalësimi i ritmeve të rritjes demografike do ti shërbejë reduktimit të hedhjes në atmosferë të gazeve me efekt sere, minimizimit të pamjaftueshmërisë së ujit, ndalimit të prerjes së pyjeve dhe kapjes së tepruar të peshkut, do të zvogëlojë rrezikun kërcënues ndaj biodiversitetit në planet.