Siç u informua botimi “Gazeta”, Duma Shtetërore do të merret me problemet e kinematografinë ruse. Në qoftë se ligji do të miratohet, atëherë filmat, të cilat bëjnë pjesë në kategorinë e veçantë “kombëtarë”, do të mund të xhirohen nga fonde të huaja, nga regjizorë të huaj dhe në çdo lloj gjuhe, në qoftë se këtë e kërkon ideja artistike. Filmat, të cilat do të përfitojnë lejen kombëtare do të përfitojnë ulje të ndjeshme tatimore. Aktualisht në përputhje me legjin veprues të gjithë autorët që xhirojnë filma kombëtarë, janë të detyruar të kenë shtetësi ruse, filmi duhet të jetë në gjuhën ruse ose në ndonjë gjuhë të popujve të Federatës Ruse, investimet e huaja dhe prodhimet e tyre nuk duhet ti kalojnë të 13 %. Deputetët janë të prirur të arsyetojnë, se filma të tillë nuk i përgjigjen etapës bashkëkohore të zhvillimit të kinematografisë, kurse kufizimet e tyre janë mjaft të tepruara. Kështu nuk mund të pretendojë për titullin filëm kombëtar, i cili i kushtohet, për shembull, hyrjes me forcë të Napoleonit në Rusi, në qoftë se ai do të xhirohet në fërngjisht. Në këtë rast filmi nuk do të marrë statusin e dëshiruar as për subtitrat, vuri në dukje botimi “Gazeta”.


***


Sipas të dhënave të botimit “Novie izvestia”, si rezultat i zgjedhjeve të fundit të përfaqësisë së femrave në organet pushtetare të shumicës së rajoneve dhe komunat e vendit në rastin më të mirë mbeti në nivelin e mëparshëm. Kurse në rastin më të keq u shkurtuan. Thirrjet për të lejuar femrat në politikë, që bëhen nga tribunat më të larta, nuk i dëgjon askush. Prandaj në rejtinget ndërkombëtarë e të drejtave të barabarta të sekseve Rusia zë vendin e turpshëm të 99-të nga 115 të mundshmit. Në vendet e para dolën shtetet më pak të zhvilluara nga ana sociale, ekonomike dhe nga pikëpamja kulturore. Siç vënë në dukje ekspertët, jo pak gabime politike kryhen nga pushteti pikërisht prej këtij fakti, se në të faktikisht nuk ka fare femra. Në qoftë se një femre të sukseshsme dhe të fortë i japin mundësinë për pushtet në krye të listës së partisë ose që të hedhë kandidaturën për postin e Presidentit, votuesit do të votojnë për të. Më shumë se 16 % e rusëve nuk kanë asgjë kundër faktit, që postin e lartë të shtetit në vend ta zërë përfaqësuesja e gjysmës së bukur të njerëzimit. Shoqëria është përgatitur për këtë. Atje, ku ekzistojnë ende zgjedhjet e lira në nivel vendi, zgjidhen pikërisht femrat. Votuesit presin prej tyre më pak të këqia, se sa nga meshkujt, do të vjedhin më pak dhe do të kujdesen më shumë për njerëzit, shkruan botimi “Novie izvestia”.